tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$10.00

Sinopsi

Në dhjetëvjeçarët e fundit, mjedisi që na rrethon është transformuar rrënjësisht dhe me shpejtësi: produkte kimike të panjohura nga natyra janë përherë e më të pranishme në ujë, në ushqime dhe në objektet që na rrethojnë, duke vënë kështu në rrezik ekuilibrat delikatë që rregullojnë çdo funksion jetësor të njeriut.

Stresi mjedisor i shkaktuar nga përhapja e pesticideve, ngjyrosësve, lëndëve të shtuara, materialeve sintetike, barnave e detergjentëve, sjell mbindjeshmëri të papritura, ndonjëherë të drejtuara edhe kundër elementeve natyrore të mjedisit tonë.

Ky vëllim, një përmbledhje e vërtetë e ekologjisë klinike, na jep një tablo të plotë dhe gjithëpërfshirëse të këtij problemi kompleks, që prek një numër gjithnjë e më të madh njerëzish.

Duke u nisur nga koncepti i “individualitetit biokimik” – që shpjegon se si dy njerëz mund të reagojnë në mënyra krejtësisht të ndryshme ndaj kushteve të njëjta të mjedisit – dhe i “sindromës së përshtatjes” – që përmbledh procesin e gjatë me anë të të cilit trupi përpiqet të përshtatet ndaj sulmeve të vazhdueshme nga mjedisi – autorja na ofron një vizion të qartë, të saktë dhe bashkëkohor mbi shkaqet që çojnë tek alergjitë dhe efektet që ka në trupin tonë çdo grup alergjenësh.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-66-8
Faqe : 320
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $10.00
eBook : $8.00

ALERGJITE që shkaktohen nga ushqimi

Anne Calatin


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “ALERGJITE që shkaktohen nga ushqimi”

  1. keroj librin per ta blere

    rexhep mazrreku

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook