tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$10.00

Sinopsi

  •  Duhen para për të fituar para.
  •  Gjithçka që më duhet të di, është si të fitoj para.
  •  Kemi nevojë të bëhemi të njohur.
  •  Përvoja do të më sjellë përfitime.
  •  Jam viktimë e rrethanave.
  •  Duhet të jeni dorështrënguar.
  •  Klientët janë të vështirë për t’u kuptuar.
  •  Nuk kam nevojë për ndihmë.
  •  Ulja e çmimeve sjell fitime në biznes.

Këto janë nëntë gënjeshtrat që, sipas të gjitha gjasave, mbajnë peng biznesin. Oh, më falni, menduat se janë të vërteta? Atëherë, jeni duke lexuar librin e duhur. Ky libër, një Bibël e vërtetë për biznesmenët, ju rrëfen se si duhet të veproni për t’u siguruar se biznesi do të jetë fitimprurës. Gjithashtu shtjellon se, “si të motivoheni për ta bërë këtë çdo ditë” –  shpjegim që mungon në mjaft udhëzues praktikë për biznesin.

Duke paraqitur nëntë idetë e ngulitura (shpeshherë më fatalet) në biznes, Çendler e Bekford ofrojnë zgjidhje të thjeshta dhe frymëzuese për problemet e krijuara çdo ditë nga vetë pronarët e bizneseve të vogla.

E vërteta mbresëlënëse që i kundërvihet çdo gënjeshtre, është testuar për vite me radhë nga Sem Bekford dhe qindra klientë të trajnuar prej tij, të gjithë pronarë të bizneseve të vogla.

9 GËNJESHTRAT QË MBAJNË PENG BIZNESIN¿dhe e VËRTETA se si të çlirohet prej tyre është një libër i përshtatshëm për këdo që ka një zyrë në shtëpi, për çdo konsulent, çdo pronar dyqani mallrash – pra, për këdo që ka një biznes të vogël, por nuk di se si ta shfrytëzojë sa duhet.

“Kam qenë prej kohësh adhurues i mençurisë së Stiv Çendler. Në librin e tij të ri, ai dhe Sem Bekford shpjegojnë gënjeshtrat e përvetësuara nga pronarët e bizneseve të vogla dhe zbulojnë të vërtetën që krijon mundësitë më të mëdha për sukses. Faleminderit Stivit dhe Semit, të cilët e zëvendësojnë dhimbjen me produktivitet.”

- Xhim Blesingejm, autor dhe drejtues i vlerësuar me çmimin “Mbrojtësi i biznesit të vogël”

“Sem Bekford është një gjeni i marketingut, i cili i ka zhvilluar aftësitë e tij në llogoret e biznesit të vogël. Lexojini me një frymë tërë strategjitë në këtë libër dhe më pas zbatojeni secilën prej tyre. Biznesi dhe fitimet do të arrijnë majat!”

- Les Hjuit, bashkautor i “Fuqia e përqendrimit”

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-29-6
Faqe : 198
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $10.00
eBook : $8.00

9 gënjeshtrat që mbajnë peng biznesin

S.Chandler & S.Beckford


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook