tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$14.00

Sinopsi

Kush ishin Hainc Guderian, Togril Beu, Enriko Dandolo dhe Sargoni i Akadit? Ndonëse jo aq të njohur sa Atila, mbreti i hunëve, Xhorxh Uashingtoni apo Napoleon Bonaparti, ata janë udhëheqës ushtarakë mjaft të rëndësishëm, që vërtet kanë ndryshuar botën.

Ju do të mrekulloheni nga historitë, arritjet dhe heroizmat e shumë personazheve që keni menduar se i njihni, që nga Aleksandri i Madh e deri tek Uilliam Pushtuesi, nga Simon Bolivari deri te Mao Ce Duni.

Do t’ju ngjallë kureshtje jeta e tyre, emrat e të cilëve ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë. Bota e ndjeu ndikimin e tyre. Tani dëgjoni historitë e tyre. “50 udhëheqësit ushtarakë që ndryshuan botën” nuk u thur lavde luftërave, por vë në qendër të vëmendjes ata udhëheqës që autori mendon se kanë pasur ndikimin më të madh në historinë botërore. Ata nuk kanë qenë domosdoshmërisht udhëheqësit më të “mirë”, strategët më novatorë, takticienët më të aftë, apo qoftë edhe njerëzit më trima, më të zgjuar apo më të admirueshëm. Por kanë qenë burra dhe gra të cilët, për mirë apo për keq, hynë në fushën e betejës duke e ndryshuar shumë botën pasi dolën prej andej.

Disa prej tyre kanë qenë të shkëlqyer, për shembull, Xhingiz Kani. Të tjerë, si Ivani i Tmerrshëm, kanë qenë, në rastin më të mirë, gjeneralë mediokër. Zhan d’Arka është zyrtarisht shenjtore, ndërsa Adolf Hitleri konsiderohet botërisht si përbindësh. Atila përdhunoi, grabiti dhe vrau brutalisht mijëra njerëz, ndërsa Ma Ce Duni vrau miliona, madje më tepër se Hitleri. Ndoshta ju kujtohen disa nga burrat dhe gratë e këtij libri, apo pjesa më e madhe e tyre. Disa ndoshta i nderoni, ndërsa të tjerët i dënoni.

Por pasi të lexoni “50 udhëheqësit ushtarakë që ndryshuan botën” , nuk do ta mohoni dot se këta janë udhëheqësit që kanë pasur ndikimin më të madh në historinë e shkurtër të njerëzimit mbi këtë planet.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23- 19 - 7
Faqe : 274
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $14.00
eBook : $12.00

50 udhëheqësit ushtarakë që ndryshuan botën

William Weir


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook